Menaxheri i Lewas zbarkon në Itali, Juventusi e Milani i nisin lëvizjet për transferimin e madh - Gazeta Express
string(94) "menaxheri-i-lewas-zbarkon-ne-itali-juventusi-e-milani-i-nisin-levizjet-per-transferimin-e-madh"

Sport

Gazeta Express

27/04/2026 10:32

Menaxheri i Lewas zbarkon në Itali, Juventusi e Milani i nisin lëvizjet për transferimin e madh

Sport

Gazeta Express

27/04/2026 10:32

E ardhmja e Robert Lewandowskit vazhdon të jetë një nga temat më të nxehta të “tregut” të futbollit dhe zhvillimet e fundit tregojnë se vera mund ta sjellë një transferim të bujshëm.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, menaxheri i sulmuesit polak, Pini Zahavi, ka mbërritur në Itali për të zhvilluar takime të rëndësishme me drejtues të klubeve kryesore të Serie A, përcjell “Gazeta Express”.

Në qendër të interesimit janë dy gjigantët italianë, Juventus dhe Milan, të cilët po e kërkojnë një sulmues të nivelit të lartë për sezonin e ardhshëm.

Vizita e Zahavit nuk është rastësore. Ai pritet të jetë prezent edhe në ndeshje të rëndësishme në Itali, duke e shfrytëzuar këtë udhëtim për t’i kuptuar konkretisht planet dhe ofertat e klubeve të interesuara për klientin e tij.

Në këtë fazë, bëhet fjalë për kontakte dhe sondazhe fillestare, por sinjalet janë të qarta: si Juventusi, ashtu edhe Milani e shohin Lewandowskin si një mundësi të artë në treg.

Sulmuesi mund të jetë i disponueshëm me kosto të ulët apo edhe si lojtar i lirë, duke e bërë operacionin edhe më tërheqës për klubet italiane.

Të dy klubet kanë nevojë për një “numër 9” të sigurt.

Juventusi po e kërkon një lider të ri në sulm për ta rikthyer dominimin në Itali, ndërsa Milani është në kërkim të një goleadori me përvojë që garanton gola dhe stabilitet në repartin ofanziv.

Nga ana e lojtarit, situata mbetet e hapur: Lewandowski pritet t’i analizojë të gjitha ofertat përpara se ta marrë një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e tij.

Familja dhe projekti sportiv do ta kenë një rol kyç në zgjedhjen e radhës, jo vetëm aspekti financiar.

Ndërkohë, edhe pse Barcelona nuk e ka mbyllur derën për një vazhdim bashkëpunimi, negociatat për vazhdim të kontratës nuk kanë arritur ende në një marrëveshje përfundimtare, duke lënë hapësirë për skenarë të ndryshëm.

Në ditët dhe javët në vijim priten zhvillime të rëndësishme pasi kontaktet e para tashmë kanë nisur dhe gara mes Juventusit dhe Milanit për një nga sulmuesit më të mirë të epokës moderne sapo ka filluar. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement