Trump pritet të zhvillojë bisedime për Iranin me zyrtarë të lartë të sigurisë, raportojnë mediat amerikane - Gazeta Express
string(105) "trump-pritet-te-zhvilloje-bisedime-per-iranin-me-zyrtare-te-larte-te-sigurise-raportojne-mediat-amerikane"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 13:50

Trump pritet të zhvillojë bisedime për Iranin me zyrtarë të lartë të sigurisë, raportojnë mediat amerikane

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 13:50

Presidenti Donald Trump pritet të zhvillojë të hënën një takim me këshilltarët e tij të sigurisë për situatën me Iranin, ndërsa bisedimet mes dy palëve kanë ngecur, raportojnë mediat amerikane.

Sipas Axios dhe ABC News, një propozim i Teheranit nuk ka kaluar kërkesat e SHBA-së, pasi përfshinte hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe heqjen e bllokadës detare, ndërsa çështja bërthamore do të trajtohej më vonë.

Irani ka fajësuar Uashingtonin për dështimin e negociatave, duke thënë se kërkesat amerikane ishin tepër të ashpra. Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi tha se SHBA ka penguar progresin në bisedime.

Tensionet u rritën edhe pasi Trump anuloi dërgimin e një delegacioni në Pakistan, që kishte ngjallur shpresa për rifillim të dialogut. Ai ka deklaruar se Irani mund të kontaktojë SHBA-në nëse dëshiron bisedime.

Ndërkohë, raportohet se Irani ka dërguar mesazhe përmes Pakistanit me kushtet e tij, por ato nuk janë pjesë e negociatave zyrtare.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa ndërmjetës si Pakistani, Omani dhe Rusia po vazhdojnë përpjekjet diplomatike, shkruan Euronews.

Advertisement
Advertisement
Advertisement