Grusht ndaj kundërshtarit pas kartonit të kuq: Andrada rrezikon të suspendohet deri në 12 ndeshje - Gazeta Express
string(96) "grusht-ndaj-kundershtarit-pas-kartonit-te-kuq-andrada-rrezikon-te-suspendohet-deri-ne-12-ndeshje"

Sport

Gazeta Express

27/04/2026 12:46

Grusht ndaj kundërshtarit pas kartonit të kuq: Andrada rrezikon të suspendohet deri në 12 ndeshje

Sport

Gazeta Express

27/04/2026 12:46

Situata për Esteban Andradan po bëhet serioze pas incidentit të rëndë gjatë ndeshjes së fundit.

Portieri argjentinas, pas përjashtimit me karton të kuq, e goditi me grusht një kundërshtar, duke shkaktuar reagime të forta dhe pritet një dënim i rëndë disiplinor.

Sipas rregullores së La Ligës, rastet e agresionit pa dëmtime serioze dënohen nga 4 deri në 12 ndeshje pezullim, ndërsa në rastet me lëndime dënimi mund të shkojë deri në 15 ndeshje, përcjell “Gazeta Express”.

Pikërisht për këtë arsye, Andrada e rrezikon një pezullim maksimal deri në 12 takime, varësisht nga raporti mjekësor i lojtarit të prekur dhe vlerësimi i gjyqtarëve disiplinorë.

Klubi i tij pritet të marrë masa të brendshme, ndërsa vendimi përfundimtar nga federata spanjolle pritet në ditët në vijim.

Megjithatë, duke e marrë parasysh numrin e ndeshjeve të mbetura në sezon, është shumë e mundshme që portieri të mos rikthehet më në fushë këtë kampionat.

Ngjarja ka ndezur debat të madh në futbollin spanjoll, duke rikthyer në vëmendje problemin e sjelljeve të dhunshme pas kartonëve të kuq dhe nevojën për masa më të ashpra disiplinore. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement