Bahtiri thotë se po bëhen përpjekje maksimale që nesër të zgjedhet Presidenti, s'tregon më shumë - Gazeta Express
string(94) "bahtiri-thote-se-po-behen-perpjekje-maksimale-qe-neser-te-zgjedhet-presidenti-stregon-me-shume"

Lajme

Gazeta Express

26/04/2026 20:55

Bahtiri thotë se po bëhen përpjekje maksimale që nesër të zgjedhet Presidenti, s’tregon më shumë

Lajme

Gazeta Express

26/04/2026 20:55

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka thënë se janë duke bërë përpjekjet maksimale dhe te fundit, që nesër të kemi Presidentin e zgjedhur.

Ai ka thënë se Kosovës I duhet zgjidhje e jo zgjedhje, të cilat krijojnë ngërç politik.

“Të dashur qytetarë, Jemi duke bërë përpjekjet maksimale dhe te fundit, që nesër të kemi Presidentin e zgjedhur. Kosovës i duhet ZGJIDHJE e jo ZGJEDHJE, sepse zgjedhjet krijojnë vetëm ngërç politik, të cilat e çojnë Kosoven në një cikël të pafundshëm të zgjedhjeve, ku rrjedhimisht Kosova humb dhjetra miliona euro, të cilat janë djersë e qytetarëve tanë. E gjitha kjo pa asnjë arsye.  Prandaj, edhe njëherë, APELOJ tek kolegët deputet, që t’i thërrasin mendjes dhe të bëhen bashkpunues për zhbllokim e jo shkaktar për bllokada të pafundme”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Deri më 28 prill është afat kushtetues që Kuvendi i Kosovës të zgjedh Presidentin/e, në rast se dështon vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement