Alarmi për bombë në Tiranë, Policia pas kontrollit thotë se s'është gjetur asgjë - Gazeta Express
string(78) "alarmi-per-bombe-ne-tirane-policia-pas-kontrollit-thote-se-seshte-gjetur-asgje"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 21:50

Alarmi për bombë në Tiranë, Policia pas kontrollit thotë se s’është gjetur asgjë

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 21:50

Një alarm për bombë është dhënë mbrëmjen e sotme për në qendrën “Toptani” në Tiranë.

Menjëherë janë kryer verifikimet e nevojshme, ku ra rezultuar se nuk ka asnjë problem.

Alarmi për bombë në qendrën tregtare “Toptani”, reagon policia: Pas kontrolleve s’është konstatuar asgjë e paligjshme

Pas alarmit se në qendrën tregtare “Toptani” në kryeqytet për bombë, ka reaguar policia e Tiranës.

“Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme”, sqarojnë blutë e kryeqytetit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement