Bajqinovci në video ua përsërit dy herë PDK'së e LDK'së: Dërgoni 3 emra, tre emra kërkohet nëse i keni... - Gazeta Express
string(98) "bajqinovci-ne-video-ua-perserit-dy-here-pdkse-e-ldkse-dergoni-3-emra-tre-emra-kerkohet-nese-i-keni"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 21:42

Bajqinovci në video ua përsërit dy herë PDK’së e LDK’së: Dërgoni 3 emra, tre emra kërkohet nëse i keni…

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 21:42

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i është drejtuar dy partive opozitare, PDK’së dhe LDK’së, që t’i propozojnë 3 emra për president.

Bajqinovci, ka akuzuar këto dy parti, duke thënë se ato ‘’po ikin’’ prej zgjidhjes, përderisa, VV’ja po e ofron atë.

‘’LDK dhe PDK, propozoni tre emra për president mbipartiak, ashtu siç vetë keni deklaruar. Tash është momenti, dërgoni tre emra, tre emra kërkohet nëse i keni. Ne i tërheqim emrat tanë. Ne po ofrojmë zgjidhje, ju po ikni prej saj. Shumë e thjeshtë është. A keni emra, apo vetëm arsyetime. Mos e dërgoni vendin në zgjedhje, mos e maltretoni popullin. Pa barrikadime sikur në vitin 2025. Por tre emra mbipartiak po kërkohet. Topi është te ju’’, ka thënë ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement