Dy të arrestuar e një i lënduar, pas përleshjes mes tifozëve të Prishtinës së Re e Drenicës - Gazeta Express
string(90) "dy-te-arrestuar-e-nje-i-lenduar-pas-perleshjes-mes-tifozeve-te-prishtines-se-re-e-drenices"

Futboll

Gazeta Express

25/04/2026 17:52

Dy të arrestuar e një i lënduar, pas përleshjes mes tifozëve të Prishtinës së Re e Drenicës

Futboll

Gazeta Express

25/04/2026 17:52

Ndeshja Prishtina e Re – Drenica ishte e tensionuar në fushë, por doli të jetë edhe jashtë saj.

Në fushë, në ndeshjen e luajtur në Hajvali, ndeshja përfundoi 3-2 në të mirë të Drenicës.

Pas takimit të zhvilluar në Hajvali, pati përleshje mes tifozëve të të dy të palëve.

Madje, pati edhe të arrestuar mes të përleshurve.

Sipas Enis Pllanës nga Policia e Kosovës, deri më tani janë të arrestuar dy persona dhe një tjetër ka mbetur i lënduar nga përleshja.

Ndeshja Prishtina e Re – Drenica i takoi xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement