Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, pas seancës së jashtëzakonshme u pyet rreth mundësisë së propozimit të ish-presidentes Vjosa Osmani si kandidate për presidente nga partitë opozitare. Në përgjigje, Nagavci nuk shprehu ndonjë qëndrim të qartë.
Nagavci tha se Kuvendi do të vendoste për këtë çështje.
“Nëse LDK ose PDK propozon zonjën Osmani si njërën nga tre emrat, patjetër që njëra nga tre emrat që kanë mundësi t’i propozojnë, patjetër që do të ishte një nga kandidaturat e cila do të vendosej në Kuvend si propozim për zgjedhjen e presidentit apo presidentes”, tha Nagavci./EO/