Sipas “TNT Sports México”, Julian Alvarez ka filluar të lëvizë për një të ardhme të mundshme te Barcelona.
Raporti thotë se vëllezërit e tij ndodhen në qytet duke kërkuar shtëpi, një detaj që ka shtuar edhe më shumë zërat që prej muajsh e lidhin sulmuesin e Atletico Madridit me katalanasit.
Në të njëjtën linjë, gazetari argjentinas Emiliano Raggi raporton se rrethi i lojtarit tashmë po eksploron opsione në Barcelonë.
Ai është pjesë e ekipit të “TNT Sports México”, medium që ka publikuar lajmin, në një moment kur emri i Julián vazhdon të lidhet fuqishëm me “Camp Nou”.
E vërteta është se Álvarezi pëlqehet shumë nga Barcelona dhe mbetet një nga objektivat për të përforcuar sulmin, sidomos duke menduar për pasuesin e Robert Lewandowskit.
Megjithatë, largimi i tij nuk do të jetë i lehtë, pasi ai firmosi verën e kaluar me Atlético Madridin deri në vitin 2030, pasi u transferua nga Manchester City.
Detaji familjar lidhet edhe me historinë e tij, pasi Julián ka dy vëllezër, Agustín dhe Rafael, të dy futbollistë, që kanë luajtur më parë në Spanjë dhe kanë qenë pjesë e Club Argentino në Madrid.
Në Barcelonë nuk e fshehin që ai është një lojtar që i pëlqen shumë dhe që do të përshtatej në skemat e trajnerit Hansi Flick, por një gjë është interesi dhe tjetër realizimi i transferimit.
Atlético nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë një nga asetet e tij kryesore, siç ka theksuar disa herë presidenti Enrique Cerezo.
Pikërisht për këtë arsye, nëse lajmi i publikuar nga “TNT Sports México” konfirmohet, do të ishte një zhvillim shumë i madh për interesimin e Barcelonës për sulmuesin argjentinas./GazetaExpress/