Yamali mbi Muriqin, spanjolli e fiton garën ndaj "Piratit" - Gazeta Express
string(55) "yamali-mbi-muriqin-spanjolli-e-fiton-garen-ndaj-piratit"

Futboll

Gazeta Express

24/04/2026 19:40

Yamali mbi Muriqin, spanjolli e fiton garën ndaj “Piratit”

Futboll

Gazeta Express

24/04/2026 19:40

Superylli i Barcelonës, Lamine Yamal e ka fituar çmimin si “Lojtari i Muajit”, për muajin prill në La Liga.

18-vjeçari i katalanasve u shpërblye me këtë çmim pas dy golave të shënuar këtë muaj, shkruan “Gazeta Express”.

Madje, njëri nga ta ishte nga penalltia, në ndeshjen e së mërkurës ndaj Celta Vigos, nga e cila e pësoi edhe një lëndim, i cili ia humbi sezonin.

Për krahasim, sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi pati tre gola në muajin prill.

Madje, Muriqi i shënoi një gol Real Madridit, derisa dy të tjerët i shënoi ndaj Rayo Vallecanos.

Sulmuesi dardan ka 21 gola sivjet në La Liga, me vetëm Kylian Mbappen që ka më shumë se ai, me 24 sosh.

Përpos Muriqi e Yamalit, për më të mirin e muajit prill në La Liga, në garë ishin edhe Carlos Soler, Lucas Boye dhe Federico Vinas./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement