Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti për martesat mes gjinisë së njëjtë.
Duke përmendur fushëveprimtarinë e Ministrisë për Familjen, Rrahmani ka pyetur Kurtin nëse e konsideroni si familje martesën mes të njëjtës gjini, për çka kryeministri tha se çështjet të cilat u adresuan nuk i konsideron çështje të familjes, por çështje gjinore.
Kurti i tha se këto çështje nuk janë të familjes por gjinore.
“Është e qartë se kjo nuk është një pyetje por një pyetësor. Unë nuk kam se si ju përgjigjem gjitha këtyre çështjeve, por ajo që dua të them është se në mandatin e kaluar edhe në këtë mandat për herë të parë kemi ndërmarrë hapa të qartë dhe të matshëm për të vendosur familjen në qendër të politikëbërjes shtetërore…Çështjet të cilat u adresuan këtu nuk i konsideroj çështje të familjes, por çështje gjinore. Mund të bëjmë edhe një debat ndonjë debat tjetër për çështje gjinore. Por, siç e dini ministria është Ministria e Familjes jo e çështjeve gjinore. E Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare. Jo vlerave të luftës, por vlerave të luftës çlirimtare. Sepse lufta jonë ka qenë çlirimtare”, u shpreh ai.
Rrahmani insistoi edhe më tej të dijë se si do të trajtohen me ligj këto raste.
Kryeministri Albin Kurti tha se Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka “qasje të re, është e strukturuar dhe afatgjate për familjen”.
/Kosovapress