Ish-kryeministri i Kosovës, profesori universitar, Bajram Kosumi, në një intervistë në Kosova Live të T7 ka thënë se politika e Kosovës s’ka treguar ndjeshmëri për figurat historike që ka pasur vendi, shkruan Express.
Kosumi ka thënë se institucionet e Kosovës s’kanë bërë asgjë për Adem Demaçin, Adem Jasharin e Rexhep Qosjen.
“Nëse duam ta shohim problemin më gjerësisht. Cilit kolos, pushteti ynë i doli hakësh? Çfarë bëri qeveria për Adem Demaçin, Adem Jasharin, Rexhep Qosjen, pos një ligj për ish-presidentin Rugova me të cilin pak a shumë e ka rregulluar pozicionin e tij, për askënd s’ka bërë asgjë”, ka thënë Kosumi.
Ai ka thënë se politika s’ka treguar ndjeshmëri për kolosët në trajtimin dhe përkrahjen ndaj tyre.