Poster në shkollë në mbështetje të LGBT - Prindi në Korçë kërkon reagim të institucioneve - Gazeta Express
string(87) "poster-ne-shkolle-ne-mbeshtetje-te-lgbt-prindi-ne-korce-kerkon-reagim-te-institucioneve"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 13:02

Poster në shkollë në mbështetje të LGBT – Prindi në Korçë kërkon reagim të institucioneve

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 13:02

Një prind nga Korça ka ngritur shqetësim lidhur me vendosjen e një posterin, ku sipas tij konsiderohet mbështetje e komunitetit LGBT në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, duke kërkuar reagim dhe transparencë nga institucionet arsimore.

Në një mesazh të dërguar në redaksi, prindi shprehet se posteri është vendosur brenda shkollës 9 vjeçare “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” dhe e konsideron këtë si të papërshtatshme për moshën e nxënësve. Ai bën thirrje për reagim nga prindërit e tjerë, duke kërkuar që rasti të trajtohet dhe të sqarohet nga autoritetet përkatëse.

“Përshëndetje, kanë vendosur poster për mbështetje të komunitetit LGBT në shkollën 9-vjeçare ‘Mësonjëtorja e Parë Shqipe’. Duhet të ngrihemi të gjithë prindërit ta heqim dhe të reagojmë, pasi në shtator pritet ta fusin edhe në tekste shkollore”, shprehet prindi në mesazhin e tij.

Advertisement
Advertisement
Advertisement