Yamal u lëndua duke e gjuajtur penalltinë, do të mungojë të paktën një muaj - Gazeta Express
string(74) "yamal-u-lendua-duke-e-gjuajtur-penalltine-do-te-mungoje-te-pakten-nje-muaj"

Sport

Gazeta Express

23/04/2026 14:24

Yamal u lëndua duke e gjuajtur penalltinë, do të mungojë të paktën një muaj

Sport

Gazeta Express

23/04/2026 14:24

Lamine Yamal u lëndua pikërisht në momentin më të mirë: duke e realizuar golin nga pika e bardhë.

Talenti i Barcelonës shënoi kundër Celta Vigos, por menjëherë pas goditjes ndjeu një problem në kofshën e majtë dhe kërkoi zëvendësim.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një dëmtim muskulor, i pësuar gjatë ekzekutimit të penalltisë, përcjell “Gazeta Express”.

Lojtari u shtri në tokë menjëherë pas golit, duke e prekur pjesën e pasme të kofshës, me stafin mjekësor që ndërhyri menjëherë.

Situata duket serioze: flitet për një ndalesë prej të paktën një muaji, madje ekziston frika për një dëmtim më të rëndë që mund ta mbajë jashtë edhe më gjatë.

Një goditje e rëndë për Barcelonën, por edhe për Spanjën, pasi pjesëmarrja e Yamalit në Botërorin e ardhshëm tashmë është në dyshim të madh. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement