Familja e ish-presidentit Thaçi i shpreh ngushëllime familjes Qosja: Kujtimi dhe vepra e akademikut do jetojnë përgjithmonë - Gazeta Express
string(122) "familja-e-ish-presidentit-thaci-i-shpreh-ngushellime-familjes-qosja-kujtimi-dhe-vepra-e-akademikut-do-jetojne-pergjithmone"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 16:54

Familja e ish-presidentit Thaçi i shpreh ngushëllime familjes Qosja: Kujtimi dhe vepra e akademikut do jetojnë përgjithmonë

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 16:54

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka shprehur ngushëllime familjes Qosja, për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja.

Familja Thaçi, në telegram ngushëllimin, shprehet se, Qosja ka lënë një trashëgimi të çmuar në letërsi, kritikë dhe publicistikë, e cila do të mbetet pjesë e rëndësishme e kulturës dhe historisë sonë.

Postimi:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI I FAMILJES THAÇI PËR FAMILJEN QOSJA

E nderuara familje Qosja,

Na pikëlloi thellësisht lajmi për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja.

Ai la pas një trashëgimi të çmuar në letërsi, kritikë dhe publicistikë, e cila do të mbetet pjesë e rëndësishme e kulturës dhe historisë sonë.

Duke vlerësuar mendimin e tij të pavarur, guximin intelektual dhe përkushtimin ndaj së vërtetës dhe vlerave kombëtare, ju lutemi pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emër të familjes Thaçi dhe të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përgjithmonë.

Me respekt,

Familja Thaçi

Advertisement
Advertisement
Advertisement