Aktivistja serbe dhe themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandic, ka shkruar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e ambasadorit Agron Bajrami si shef i ekipit negociator të Kosovës.
Kandic ka thënë se emërimi i ambasadorit Bajrami është një zgjedhje e mirë dhe sipas saj, nëse do të gjendej dikush i njëjtë për të drejtuar edhe ekipin serb për dialogun, do të ishte një hap përpara.
“Agron Bajrami është një zgjedhje e mirë. Nëse dikush si ai do të zëvendësonte negociatorin e Serbisë, i cili është kontraditkor, të paktën do të ishte një hap përpara”, ka shkruar Kandic.
Agron Bajrami je dobar izbor. Kad bi neko sličan njemu zamenio pregovarača Srbije, koji se svađa sa samim sobom, bio bi bar neki pomak. https://t.co/kfW44uXRSX
— Natasa Kandic (@natasakandic) April 23, 2026