Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë ka arrestuar katër presona të dyshuar për një rast të vjedhjes.
Ata dyshohen se kanë vjedhur 400 lloje të cigareve elektronike në veturën e një personi në Vushtrri.
“Me datën 22 prill 2026, në Stacionin policor në Vushtrri, ankuesi ka raportuar se i është thyer xhami i veturës, me ç’rast nga vetura i janë vjedhur rreth 400 lloje cigaresh elektronike. Si rezultat i veprimeve operative dhe hetimore, katër persona të dyshuar janë identifikuar dhe arrestuar nga njësitet policore në Mitrovicën e Jugut. Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një sasi e cigareve elektronike të vjedhura”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas procedurave të intervistimit me aktvendim të prokurorit kompetent, njërit prej të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa tre të tjerët thuhet se janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale: “Vjedhje e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.