Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rinovuar marrëveshjen për frenimin e kalimeve ilegale në Kanalin Anglez për tre vitet e ardhshme.
Marrëveshja parasheh rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve, financim deri në 766 milionë euro nga Londra dhe shtim të forcave të sigurisë në zonën e Kanalit.
Policia do të dyfishohet në rreth 1,400 efektivë, ndërsa Franca do të forcojë mbikëqyrjen me dronë dhe helikopterë. Po ashtu, do të vazhdojë ndalimi i emigrantëve të parregullt në qendra të posaçme deri në deportim.
Sipas autoriteteve britanike, rreth 41,500 persona kanë kaluar Kanalin në vitin 2025 me varka të vogla, ndërsa qeveria britanike e ka cilësuar marrëveshjen si hap të rëndësishëm për forcimin e sigurisë kufitare, shkruan Euronews.