Ndalohet traktori që dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, kapen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 5 mijë euro - Gazeta Express
string(125) "ndalohet-traktori-qe-dyshohet-se-hyri-ilegalisht-nga-serbia-ne-kosove-kapen-mallra-te-kontrabanduara-ne-vlere-mbi-5-mije-euro"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 20:06

Ndalohet traktori që dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, kapen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 5 mijë euro

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 20:06

Policia njofton se ka arritur të identifikojë dhe ndalojë një rast të dyshuar të kontrabandimit me mallra në fshatin Hodonovc, komuna e Kamenicës.

“Pas pranimit të informatave dhe vërejtjes së aktivitetit të dyshimtë në terren, njësitet patrulluese kanë reaguar menjëherë duke ndërmarrë veprime operative. Si rezultat, është ndaluar një mjet bujqësor (traktor), i cili dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë, në Republikën e Kosovës”, njofton policia.

Pas përcjelljes së vazhdueshme, “traktori është ndaluar në fshatin Hodonovc, ku në cilësi të të dyshuarit është intervistuar vozitësi i mjetit, personi L.H (1968)”.

“Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar mallra të dyshuara si të kontrabanduara, konkretisht pjesë për mjete bujqësore-traktorë në vlerën mbi 5 mijë euro”, vijon njoftimi.

Pamje:

Advertisement
Advertisement
Advertisement