Presidenti iranian Masoud Pezeshkian thotë se bllokada amerikane e porteve iraniane, kërcënimet dhe ajo që ai e përshkruan si një “shkelje të angazhimeve” janë pengesat kryesore për “negociata të vërteta” me SHBA-në, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Ai thotë se Irani ka “mirëpritur dialogun dhe marrëveshjen dhe vazhdon ta bëjë këtë”, në një postim në X.
Ai shton se “bota e sheh retorikën tuaj të pafundme hipokrite dhe kontradiktën midis pretendimeve dhe veprimeve”.
Komentet e tij vijnë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të martën se do të zgjaste armëpushimin, por bllokada amerikane e porteve iraniane do të vazhdonte.