Kryetari i Mitrovicës së Veriut paralajmëron padi ndaj Trepçës për rrënimin e disa garazheve: S’është pronare - Gazeta Express
string(107) "kryetari-i-mitrovices-se-veriut-paralajmeron-padi-ndaj-trepces-per-rrenimin-e-disa-garazheve-seshte-pronare"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 17:08

Kryetari i Mitrovicës së Veriut paralajmëron padi ndaj Trepçës për rrënimin e disa garazheve: S’është pronare

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 17:08

Kryetari i Mitrovicës së Veriuyt, Milan Radojeviq, ka paralajmëruar padi kundër Trepçës dhe ankesë ndaj Policisë së Kosovës pas rrënimit të disa objekteve në një parcelë në këtë komunë.

Trepça më herët tha se pas skadimit të afatit të dhënë dhe mosrespektimit të njoftimit të datës 13 shkurt të këtij viti, ka ndërmarrë aksionin për rrënimin e të gjitha objekteve dhe garazheve të ndërtuara pa bazë ligjore në parcelën nr. 02537-1. Zona përfshiu mbi 20 garazhe dhe objekte të vendosura përgjatë rrugës, për të cilat tha se janë në pronësi të Trepça Sh.A. dhe janë uzurpuar në mënyrë të kundërligjshme.

Por, ndryshe ka deklaruar Radojeviq, i cili për këtë çështje mbajti konferencë për media bashkë me dy drejtorë komunalë. Ai tha se Trepça “nuk e ka statusin e pronarit të pronës, por është vetëm përdoruese e asaj prone”.

“Komuna e Mitrovicës Veriore sigurisht që do të ngrejë padi kundër Trepçës, por me shumë mundësi do të ngremë edhe një ankesë kundër Policisë së Kosovës për shpërdorim të autoritetit”, tha sot Radojeviq.

Objektet e rrënuara ishin në afërsi të zonës ku ndodhen qendra e paraburgimit dhe shkolla, siç raporton mediumi lokal “Kossev”.

“Këto janë ndërtesa që janë ndërtuar nga individë në dekadat e mëparshme në tokë që Trepça e shpalli si të vetën”, tha kryetari i Mitrovicës së Veriut, duke bërë thirrje për heqjen e këtyre ndërtesave.

“Ky është një veprim ekskluzivisht i njëanshëm nga Trepça, me ndihmën e Policisë së Kosovës”, tha ai.

Ai theksoi se prona publike lokale menaxhohet nga komunat dhe se përdorimi i pronës publike duhet të miratohet nga komuna.

“Thelbi është se Komuna e Mitrovicës Veriore po anashkalohet absolutisht dhe juridiksioni dhe kompetencat e saj po i shfuqizohen”, tha Radojeviq./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement