Ylli global i muzikës pop, Jennie e grupit të njohur korean Blackpink, ka prezantuar një bashkëpunim të ri me markën Beats, duke sjellë një version special të kufjeve “Beats Solo 4 – JENNIE Special Edition” në ngjyrën Onyx Black.
Lajmi vjen vetëm shtatë muaj pasi ajo realizoi bashkëpunimin e parë me Beats, ku një model në ngjyrë të kuqe u shit brenda më pak se 24 orësh.
“Ne gjithmonë e kemi ditur se lançimi im i parë me Beats ishte vetëm fillimi i historisë,” ka thënë Jennie. “Ky kapitull i dytë përfaqëson evoluimin tim personal dhe vetëzbulimin. Doja të krijoja diçka që të ishte njëkohësisht e fuqishme dhe personale, dhe jam shumë e emocionuar që publiku ta përjetojë këtë rrugëtim të ri përmes këtyre kufjeve elegante.”

Për të shoqëruar lançimin, Beats ka publikuar edhe një video promovuese, në të cilën dëgjohet një këngë e re e Jennie-s.
Në pamje të parë, kufjet duken si një model klasik over-ear, por dizajni përmban detaje të veçanta. Ato vijnë me dy harqe dekorative të zeza, të vendosura në të dy anët, të cilat mund të hiqen sipas preferencës së përdoruesit. Një nga jastëkët e veshit është i zbukuruar me simbole të frymëzuara nga muzika e artistes, ndërsa paketa përfshin edhe një çantë transporti në të njëjtën ngjyrë.

Sa i përket performancës, Beats thekson se kufjet përdorin arkitekturë akustike të përmirësuar për të ofruar tingull më të fuqishëm. Ato mbështesin gjithashtu audio hapësinore të personalizuar me ndjekje dinamike të lëvizjes së kokës, duke krijuar një eksperiencë më gjithëpërfshirëse gjatë dëgjimit të muzikës, filmave apo lojërave.
Një tjetër pikë e fortë është autonomia e baterisë, e cila arrin deri në 50 orë përdorim me një karikim të vetëm, ndërsa me vetëm 10 minuta karikim mund të sigurohen deri në 5 orë dëgjim shtesë.
Modeli “Beats Solo 4 – JENNIE Special Edition” në Onyx Black del në shitje më 24 prill, me çmim 199.99 dollarë (ose paund, sipas tregut), duke filluar nga ora 09:00 në SHBA dhe 16:00 në Mbretërinë e Bashkuar.
Paralelisht, Beats ka prezantuar edhe një kabllo USB-C prej 3 metrash në katër ngjyra të ndryshme, e cila kushton 29.99 paund dhe është tashmë në dispozicion për porosi. /GazetaExpress/
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...