Dy raporte të ndara kanë konfirmuar se një trajner shumë i vlerësuar, i cili më parë u bë ikonë në një klub të Premierligës, është në listën e dëshirave të Real Madridit si pasues i ardhshëm i trajnerit Alvaro Arbeloa, ndërsa Florentino Perezi është veçanërisht i interesuar.
Perezi mbetet figura kyçe në klub, ku asnjë vendim i madh nuk merret pa miratimin e tij. Një vendim i rëndësishëm po afrohet – zgjedhja e trajnerit të ri të përhershëm për të zëvendësuar Alvaro Arbeloan.
Kjo zgjedhje është bërë edhe më e rëndësishme duke parë momentin e vështirë që po kalon klubi.
“Los Blancos” po mposhten rregullisht nga Barcelona në arenën vendase dhe për të dytin sezon radhazi nuk kanë arritur të kalojnë çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Sipas gazetarit Mario Cortegana nga “The Athletic”, katër trajnerë janë në listën e ngushtë: Jurgen Kloppi, Zinedine Zidane, Didier Deschampsi dhe Mauricio Pochettino.
Një përditësim nga Fabrice Hawkins i “RMC Sport” konfirmon se Kloppi, Deschampsi dhe Pochettino janë objektiva konkretë, por zgjedhja duket se po anon gjithnjë e më shumë drejt ish-trajnerit të Tottenham Hotspurit, Pochettino.
Hawkins shkroi se: “Mauricio Pochettino është në listën e Real Madridit për të zëvendësuar Arbeloan. Ai vlerësohet shumë brenda klubit, sidomos nga presidenti Florentino Perez. Drejtuesit kanë mbledhur informacione për profilin e tij dhe aftësinë për të përballuar presionin në Madrid”.
Ndërkohë, Kloppi vazhdon të admirohet, por gjermani – aktualisht drejtor futbolli te “Red Bull” – ka deklaruar se nuk ka ndërmend të rikthehet në pankinë së shpejti.
Sa i përket Zidanes, ai thuhet se ka një marrëveshje verbale për të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas Kupës së Botës, duke e bërë rikthimin e tij në Madrid shumë të pamundur.
Kështu, gara mbetet mes Deschampsit dhe Pochettinos, por me Perezin që e vlerëson veçanërisht shumë argjentinasin, ky i fundit duket favorit.
Aktualisht, Pochettino drejton kombëtaren e SHBA-së në prag të një Botërori që do të zhvillohet në SHBA, ndaj nuk do të jetë i disponueshëm deri pas përfundimit të turneut.
54-vjeçari gëzon reputacion të madh në Angli për punën e tij me Tottenhamin (2014-2019), ku edhe pse nuk fitoi trofe, arriti rezultate historike në kampionat dhe e çoi klubin deri në finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin 2018/19, ku u mposht nga Liverpooli.
Pas largimit nga Tottenhami në vitin 2019, ai fitoi tre trofe gjatë një periudhe 18-mujore me Paris Saint-Germainin, më pas pati një aventurë njëvjeçare te Chelsea, përpara se të merrte drejtimin e SHBA-ve në vitin 2024./GazetaExpress/
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...