Deklarata e rëndë e deputetit të GP të VV Geci për Thaçin, Nagavci: Janë të ditura qëndrimet tona, lufta çlirimtare e drejtë - Gazeta Express
string(129) "nagavci-distancohet-nga-deklarata-skandaloze-te-deputetit-te-vvse-jane-te-ditura-qendrimet-tona-lufta-clirimtare-ka-qene-e-drejte"

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 19:43

Deklarata e rëndë e deputetit të GP të VV Geci për Thaçin, Nagavci: Janë të ditura qëndrimet tona, lufta çlirimtare e drejtë

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 19:43

Shefja e grupit parlamentar, Arbërie Nagavci, është distancuar nga ajo çka e tha deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.

Geci uroi burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi në seancën e ftuar për energjinë elektrike. Për këtë, reagoi shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, shkruan Insajderi.

Nagavci tha se qëndrimet e LVV’së për çështjen e luftës, duke thënë se lufta çlirimtare ka qenë e drejtë.

“Besoj janë të ditura qëndrimet e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me luftën çlirimtare të UÇK-së, janë publike, të qarta dhe qëndrojmë pas tyre. Lufta çlirimtare ka qenë e drejtë, e pastër dhe ne respektojmë përpjekjet e të gjithë të rënëve për liri, të gjithë atyrëve që kanë kontribuar për lirinë e vendit”, ka deklaruar Nagavci.

Deputeti i VV’së Fatos Geci bëri një paralelizëm skandaloz mes ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të dënuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murselit, duke ngjallur reagim të ashpër nga grupi parlamentar i PDK-së.

“Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit. Dhe ju që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat”, tha ai. /Insajderi.org/

Advertisement
Advertisement
Advertisement