Festimet e Bashkimit Evropian për ndryshimet politike në Hungari mund të zgjasin shumë pak.
Pas zgjedhjeve në Bullgari të së dielës, ku fitoi Rumen Radev, i konsideruar më pranë qëndrimeve pro-Kremlinit, tani lajme shqetësuese për stabilitetin e kontinentit vijnë edhe nga Rumania.
Partia Socialdemokrate e Rumanisë (PSD) ka njoftuar se deri në fund të javës do të tërheqë gjashtë ministrat e saj nga qeveria, duke i hequr mbështetjen koalicionit qeverisës.
“PSD nuk mund të mbetet më peng ndërsa baza jonë sociale po shkatërrohet”, deklaroi lideri i partisë, Sorin Grindeanu, duke akuzuar kryeministrin Ilie Bolojan për masa shtrënguese ekonomike.
PSD ishte deri tani forca kryesore në qeveri, me 93 deputetë nga 331 në Dhomën e Deputetëve. Koalicioni përbëhet gjithashtu nga Partia Kombëtare Liberale e Bolojna, Unioni për Shpëtimin e Rumanisë dhe partia që përfaqëson minoritetin hungarez. Kryeministri Bolojan ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen, por si PSD ashtu edhe e djathta radikale e Aleancës për Bashkimin e Rumunëve (AUR), e drejtuar nga George Simion dhe me rreth 35% në sondazhe, kanë paralajmëruar mocione mosbesimi që mund të rrëzojnë qeverinë.
Qeveria e Bolojna u formua në maj të vitit të kaluar pas dorëheqjes së Marcel Ciolacu, pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet presidenciale 2025, ndërsa zgjedhjet e 2024 ishin anuluar për shkak të ndërhyrjeve ruse në favor të kandidatit të ekstremit të djathtë Călin Georgescu. Presidenti pro-evropian Nicușor Dan ka përjashtuar mundësinë e një kryeministri të mbështetur nga e djathta ekstreme.
Situata e re politike mund ta fusë Rumaninë në një periudhë të vështirë. Vendi ka deficitin më të lartë buxhetor në Evropë (7.65% në vitin 2025) dhe rrezikon të humbasë rreth 11 miliardë euro nga fondi i rimëkëmbjes së BE-së nëse nuk përmbush reformat deri në gusht.
“Çfarë po shohim sot rrezikon financat e vendit dhe stabilitetin e qeverisë”, deklaroi Bolojan, ndërsa presidenti Dan u përpoq të qetësojë tregjet duke theksuar se “në çështjet kryesore ka ende parashikueshmëri”.
Nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, të parat në historinë e Rumanisë, partitë e ekstremit të djathtë mund të arrijnë rreth 40% të votave. Kjo do të sillte një Parlament të fragmentuar dhe rrezik të lartë për pa qeverisje. Nëse këto forca hyjnë në pushtet, Bashkimi Evropian mund të përballet me një tjetër sfidë serioze nga Evropa Lindore, pikërisht në një moment kur Brukseli shpresonte stabilitet më të madh në rajon.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...