Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, gjatë seancës në Kuvend.
Kërçeli kritikoi mënyrën e të folurit të Tahirit në foltore, duke ironizuar edhe përgatitjen e fjalimit të tij. Gjithashtu tentoi të ironizonte me deputetet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami dhe Janina Ymeri.
“Për strukturën e fjalimit të shefit të grupit parlamentar të PDK-së, nuk e di a keni vëmendje me kuptu, e di që është vështirë me kuptu këtë fjalinë zotëri Tahiri. Ai i ka nja, i përdor nja 30 fjalë pa nevojë gjatë fjalimit të tij, ta merr mendja i ka shkru kështu me ChatGPT. Herat e tjera koncentrohuni te gjithë fjalimi i tij. Për zonjën Bajrami, faleminderit që ishit korrekte që asnjë institucion publik nuk ka pasë transaksione me këtë kompani. Edhe faleminderit shumë që e pranuat që më herët gjatë qeverisjes suaj keni pasë kontratë direkte. Faleminderit zonja Bajrami. Edhe një e vërtetë që po ndodh në parlament, është mirë me na tregu. Është interesante sa herë që i kundërreplikohet zonjës Ymeri, veç po ta sheh krah zonjën Bajrami. Ose e kundërta, sa herë që i replikohet asaj, janë hy n’lojë krejt këta, e ngrit dorën zonja Bajrami”, thotë ai./EO/
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...