Dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt, Gjykata: Palët kanë 30 ditë të drejtë për t'u ankuar në Apel - Gazeta Express
string(97) "denimet-per-vrasjen-e-liridona-ademajt-gjykata-palet-kane-30-dite-te-drejte-per-tu-ankuar-ne-apel"

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 16:58

Dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt, Gjykata: Palët kanë 30 ditë të drejtë për t’u ankuar në Apel

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 16:58

Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.

Lidhur me këtë vendim, Gjykata përmes një komunikate ka bërë të ditur se palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit.

Komunikata:

Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli dënim me burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarve N.M. dhe G.P. si dhe dënim me burgim prej 30 vitesh ndaj të akuzuarit K.K

Prishtinë, 21 Prill 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpall aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarve N.M., G.P. dhe K.K., për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Vrasje e rëndë dhe Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.

I akuzuari N.M. është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim të përjetshëm për veprën penale se në bashkryerje ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3. dhe 1.4 lidhur me nenet 31 dhe 34 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari G.P. është shpall fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim të përjetshëm për veprën penale se në bashkryerje ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.6. lidhur me nenin 31 dhe 34 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari K.K. është shpall fajtor dhe është dënuar me dënim në kohëzgjatje prej tridhjetë vitesh (30) për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të akuzuarve N.M., G.P. dhe K.K., në dënimin e shqiptuar me burgim, iu llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit, ndërsa me vendim të veçantë iu vazhdohet masa e paraburgimit.

Të akuzuarit detyrohen që të paguajnë të gjitha shpenzimet në emër të shpenzimeve të procedurës penale, po ashtu obligohen që në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë shumën secili nga 500 (pesëqind) euro, si dhe nga 50 (pesëdhjetë) euro në emër të kompensimit të viktimave të krimit.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement