Pas daljes nga “Big Brother VIP”, ish-banori Rogerti është rikthyer sërish në vëmendjen e rrjeteve sociale përmes një videoje që po qarkullon gjerësisht online.
Fillimisht, videoja është publikuar nga artisti Don Phenom, ndërsa më pas është ripostuar nga Rogerti në InstaStory, duke tërhequr reagime të shumta nga ndjekësit.
Në klip, Don Phenom dëgjohet teksa thotë:
“Ja pra bomba në Shkodër. Ku jeni? Unë jam këtu, po ju? Ku jeni ju? Hajde, a keni? Se më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër. Ja pra ku jam, hajde!”

Videoja është interpretuar nga ndjekësit si një reagim simbolik i Rogertit pas përfundimit të eksperiencës së tij në reality show.
Rikujtojmë se Rogerti u rendit në vendin e katërt në finalen e madhe të “Big Brother VIP”, duke mos arritur të fitojë çmimin kryesor prej 100 mijë eurosh. Fitues i edicionit u shpall Selin, ndërsa vendin e dytë e zuri Miri dhe të tretin Mateo. /GazetaExpress/