Pas fitores së saj në “Big Brother VIP”, ka ardhur edhe reagimi i parë publik nga babai i Selin, i cili ka ndarë emocionet dhe përjetimet e kësaj periudhe të gjatë gare.
I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ai u shpreh i prekur dhe i emocionuar për triumfin e së bijës, duke theksuar se periudha e qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka qenë e vështirë dhe stresuese për familjen.
“Mbrëmja e 18 shkurtit ka qenë një nga netët më të vështira, me plot emocione. E kam pritur me shumë ankth fillimin e spektaklit. Kam qenë gjatë gjithë kohës në emocione, doja ta shijoja spektaklin vetëm, doja të shihja çdo detaj. Ka qenë një emocion i madh,” – u shpreh ai.
Më tej, ai shtoi se distanca nga familja gjatë kësaj periudhe e ka bërë të ndihet në faj:
“Periudha që kemi kaluar gjatë kohës që Selin ishte në BBV ka qenë e lodhshme dhe shumë stresuese. Largësia më ka bërë të ndihem në faj që nuk isha pranë familjes. Megjithatë, gjithçka përfundoi mirë dhe Selin arriti në finale me sukses.”
Ai nuk fshehu as ndjesinë e keqardhjes për konkurrentët e tjerë, duke e krahasuar garën me një kompeticion sportiv ku vetëm një fiton.
“Është si një kampionat, dikush e fiton kupën dhe kupa shkoi për mbretëreshën time,” – tha ai.
Sa i përket komunikimit me vajzën pas fitores, ai tregoi se kontaktet kanë qenë të kufizuara, por emocionet e saj janë të qarta.
“Me Selin kam komunikuar shumë pak, dje në mbrëmje. Edhe ajo është e lumtur dhe mirënjohëse. Dukej pak e lodhur, por është normale. I duhet kohë të rikuperohet dhe të takohet me familjen dhe mbështetësit,” – përfundoi ai. /GazetaExpress/