Mohamed Salah pritet të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit duke i dhënë fund një periudhe 9-vjeçare në “Anfield Road”, ku është kthyer në një nga legjendat e klubit.
Sulmuesi egjiptian ka vendosur ta hapë një kapitull të ri në karrierë, ndërsa bashkëlojtari dhe kapiteni Virgil van Dijk ka reaguar me emocione të forta për largimin e tij.
“Kemi kaluar gjithçka bashkë… ngritjet, uljet, dhe momentet më të mëdha.”
Holandezi e vlerësoi jashtëzakonisht kontributin e Salahut te Liverpooli.
“Ai ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.”
Holandezi shtoi se ndarja me të është emocionale për gjithë skuadrën.
“Nuk janë vetëm trofetë… por kujtimet dhe luftërat që kemi bërë bashkë. Ai është më shumë se shok skuadre.”
Salah nga ana e tij ka dhënë sinjale se dëshiron ta mbyllë aventurën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme, duke synuar ta ndihmojë Liverpoolin në objektivat e fundit të sezonit përpara largimit.
Në “Anfield” po mbyllet një epokë e madhe, ku Salah po largohet si një nga lojtarët më vendimtarë në historinë moderne të klubit. /Gazeta Express