Guardiola pas fitores ndaj Arsenalit: Reklamë e bukur për Premierligën - Gazeta Express
string(69) "guardiola-pas-fitores-ndaj-arsenalit-reklame-e-bukur-per-premierligen"

Sport

Gazeta Express

20/04/2026 11:24

Guardiola pas fitores ndaj Arsenalit: Reklamë e bukur për Premierligën

Sport

Gazeta Express

20/04/2026 11:24

Manchester City e ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Arsenalit në garën për titull në Premierligë, duke i mbajtur gjallë shpresat për triumf në fund.

Pas ndeshjes, Guardiola u shpreh i kënaqur me paraqitjen dhe spektaklin që e ofruan dy skuadrat, shkruan “Gazeta Express”.

“Ishte një ndeshje e bukur, një reklamë shumë e mirë për Premier League.”

Trajneri i Cityt theksoi se titulli mbetet i arritshëm, por kërkoi përqendrim maksimal në fazën vendimtare të sezonit:

“Sigurisht që është i mundur (titulli), por duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës.”

Ai shtoi se gjithçka mbetet e hapur dhe skuadra e tij duhet të ruajë nivelin:

“E kemi bërë një hap të mirë, por ende nuk kemi arritur asgjë. Duhet vazhdimësi.”

Fitorja ndaj Arsenalit e ka rikthyer Manchester Cityn fuqishëm në garën për titull, duke e rritur presionin ndaj londinezëve në javët e fundit të sezonit, ku çdo ndeshje pritet të jetë vendimtare. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement