Lushtaku përkujton grupin e 23 intelektualëve të zhdukur në Skenderaj - Gazeta Express
string(69) "lushtaku-perkujton-grupin-e-23-intelektualeve-te-zhdukur-ne-skenderaj"

Lajme

Gazeta Express

19/04/2026 15:52

Lushtaku përkujton grupin e 23 intelektualëve të zhdukur në Skenderaj

Lajme

Gazeta Express

19/04/2026 15:52

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përkujtuar përvjetorin e zhdukjes së grupit të intelektualëve, duke shprehur nderim të thellë për figurat që, sipas tij, mbeten ndër më të ndriturat e kombit.

Në mesazhin e tij, Lushtaku ka përmendur patriotin Idriz Rreci, doktorin Fatmir Fazlija, profesorin Demir Ahmeti, si dhe pjesëtarët e tjerë të grupit prej 23 burrave: Shaqir, Samir, Xhemail, Salih, Naser, Zymer, Tahir, Selim, Bekim dhe Xhevdet Mëziu, Sahit Berani, Ali Haliti, Adem Ademi, Adem Beqiri, Hasan Dërvari, Shaip, Mahir, Faton, Shkelzen dhe Nazim Ujkani.

Ai ka shkruar në Facebook se, ky grup ishte zë i arsyes, dijes dhe përkushtimit kombëtar, duke shtuar se me veprën dhe qëndrimin e tyre dëshmuan se intelektualët e vërtetë nuk heshtin përballë padrejtësisë, por qëndrojnë në anën e së drejtës, edhe kur çmimi është i lartë.

Lushtaku ka theksuar se zhdukja e tyre mbetet plagë e hapur dhe kujtesë e përhershme për sakrificën e bërë në rrugën drejt lirisë.

“Zhdukja e tyre mbetet plagë e hapur dhe kujtesë e përhershme për sakrificën që u bë në rrugën drejt lirisë ndërsa emrat dhe vepra e tyre nuk do të harrohen kurrë”, ka shkruar Lushtaku.

Advertisement
Advertisement
Advertisement