Hoxha takon Gjuriqin në Antalya, flasin për hapjen e një konsullate shqiptare në Bujanoc: Lidhur me Kosovën, kemi qëndrime thelbësisht të kundërta - Gazeta Express
string(143) "hoxha-takon-gjuriqin-ne-antalya-flasin-per-hapjen-e-nje-konsullate-shqiptare-ne-bujanoc-lidhur-me-kosoven-kemi-qendrime-thelbesisht-te-kunderta"

Lajme

Gazeta Express

18/04/2026 19:21

Hoxha takon Gjuriqin në Antalya, flasin për hapjen e një konsullate shqiptare në Bujanoc: Lidhur me Kosovën, kemi qëndrime thelbësisht të kundërta

Lajme

Gazeta Express

18/04/2026 19:21

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili po qëndron në Antalya, ku po mbahet forumi diplomatik, ka njoftuar se ka takuar ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq.

Hoxha, përmes postimit të tij, ka thënë se, ai ka vlerësuar gatishmërinë e Serbisë e cila i është përgjigjur  pozitivisht kërkesës së Shqipërisë për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Bujanoc.

‘’Po ashtu, pranuam se kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme lidhur me Republikën e Kosovës. Ritheksova qëndrimin e qartë dhe të qëndrueshëm të Shqipërisë mbi rëndësinë kyçe dhe mbështetjen tonë të plotë për dialogun Kosovë–Serbi të lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjellë, një rezultat që do të kontribuonte në paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon’’, ka shkruar ai mes tjerash në postimin e tij, përcjell Gazeta Express.

Postimi:

Sot, u takova me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Đurić, në kuadër të #ADF2026.

Diskutimi ynë u përqendrua në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe përmes dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimit, me qëllim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ekonomike dhe tregtare, duke njohur rëndësinë e tyre në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe stabilitetit rajonal. Në këtë drejtim, vlerësova gatishmërinë e Serbisë për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës sonë për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Bujanoc.

Theksova domosdoshmërinë për të ruajtur, zhvilluar dhe forcuar bashkëpunimin rajonal si rruga më e besueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët, duke shmangur retorikën e pajustifikuar dhe të panevojshme. Shqipëria ka zgjedhur të investojë në qartësinë e qëndrimeve të saj dhe në qëndrueshmërinë e politikës së jashtme, si dhe në kontaktet ndërmjet njerëzve dhe në kultivimin e një brezi të ri me një mendësi të fortë evropiane.

Po ashtu, pranuam se kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme lidhur me Republikën e Kosovës. Ritheksova qëndrimin e qartë dhe të qëndrueshëm të Shqipërisë mbi rëndësinë kyçe dhe mbështetjen tonë të plotë për dialogun Kosovë–Serbi të lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjellë, një rezultat që do të kontribuonte në paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon.

Advertisement
Advertisement
Advertisement