Drejtori i “Porsche Kosova” nuk tregon nëse kishin marrëveshje të shkruar me Policinë - Gazeta Express
string(83) "drejtori-i-porsche-kosova-nuk-tregon-nese-kishin-marreveshje-te-shkruar-me-policine"

Lajme

Gazeta Express

18/04/2026 22:15

Drejtori i “Porsche Kosova” nuk tregon nëse kishin marrëveshje të shkruar me Policinë

Lajme

Gazeta Express

18/04/2026 22:15

I kontaktuar drejtori i Porsche Kosova, Fioret Pruthi ka thënë se nuk mund të jap informacione nëse kanë pasur apo jo kontratë të nënshkruar me Policinë e Kosovës lidhur me 80 veturat Skoda të llojit Octavia.

Mirëpo, ai ka thënë se çdo kontratë me Policinë e Kosovës është konfidenciale.

“Pruthi: Nuk e di a po jom i qartë unë, kurrfarë informacioni s’mundem me ju jap juve. Na drejtoni ju me email, unë me email ju kthej, shumë e thjeshtë.

Gazetarja: Po ju po thoni që jon konfidenciale nëse jon konfidenciale nuk e besoj që mundeni me kthy as në email.

Pruthi: Ju kthej përgjigje, unë nuk ju thash që ju kthej diçka me email.

Gazetarja: Por vetëm me e pas të qartë të lutem dicka Fioret, se e kuptoj nëse është konfidenciale dhe juve ju ka shkrujt që është konfidenciale e kuptojë që nuk mundeni me nda.

Pruthi: Po unë nuk po e kuptojë se juve çka po ju intereson kjo me një biznes privat, i cili kemi kontrata të ndryshme edhe këtë kontratë nuk mundeni me marrë ju prej neve.

Gazetarja: Po a ka pas kontratë për këto vetura, kjo po më intereson?

Pruthi: Po s’kom çka me ju thanë juve a po kupton, edhe me pas, edhe mos me pas, edhe çka ka pas nuk mundem juve me ua jep si informatë. S’po di sa është e qartë.

Gazetarja: Por nëse nuk keni pas kontratë, besoj që mundeni me ma thanë sepse nuk është diçka e shkrume nuk është diçka konkrete.

Pruthi: Jo se nuk i di unë përmendsh kontratë me kon kemi. Se di a po oshtë e qartë. Nuk po e di çka është kjo në interes të juajin.

Gazetarja: Për shkak se kemi të bëjmë me një institucion publik natyrisht, jo për shkak të biznesit tuaj.

Pruthi: Drejtonu atyre ju lutëm”.

Ndërsa, pronari i kompanisë AHP në Prizren, Feriz Hoxha, thotë se nuk kanë të bëjnë me tenderin e Policisë së Kosovës, duke thënë se automjetet i kanë marrë nga logjistika.

Për më tepër, ai thotë se ka afër një dekadë që nuk aplikon në tendera apo nënshkruar kontrata njëburimore me institucione publike.

“Hoxha: Na nuk jemi me ato, ato logjistika i ka pas. Logjistika, na si kemi pas.

Gazetarja: Kush po i bjen logjistika?

Hoxha: Logjistikë e jona është Porsche Kosova.

Gazetarja: Po i bjen i ka pas Porsche-ja?

Hoxha: Kjo është Volksëagen qysh e ka shtrirjen e vet në Kosovë, jemi 3 servise të autorizume, është Porsche-ja Kosova. Porsche Prishtina është shitje me pakicë, Porsche Kosova është logjistikë sepse Porsche Kosova është kapital i Volksëagen-it. Na kerret i marrim prej Porsche Kosovës prej logjistikës.

Gazetarja: E ata po i bjen ua kanë pru juve qato?

Hoxha: Na i shpërndajnë kerret nëpër (nuk kuptohet).P.sh kerret që jon në sallon jon depo doganore e Porsche Kosovës, klienti prej Prishtinës ka klient atje, a ka kerre ne shitje po, u shit në Prishtinë.

Gazetarja: Importin po i bie e ka bë Porsche Kosova?

Hoxha: Porsche Kosova këta e shpërndajnë automjetin nëpër dilera. Kurse logjistika është Porsche Kosova që i bijnë”.

Gazetarja: A kishim mujt me zhvillu një intervistë me na tregu qëta?

Hoxha: Jo, s’kom çka përzijë këta hiç, përderisa unë s’jom i involvum kurrgjë në ta.

Gazetarja: A keni pas dijeni ju për këtë tenderin që e kanë pas pse ju kanë mbet qeto kerre.

Hoxha: Absolut sja kom idenë a jon kanë për policinë a kon nuk e di, unë e di që Porsche Kosova e ka furnizu policinë, unë me Policinë e Kosovës kom punu 2007  2008 tani masanej ma gati muj me të thanë me institucione prej vitit 2015-2015 jom shkëput krejt, jom koncentru në shitje me pakicë me biznese, e me institucione jom largu komplet”.

Për më shumë ndiqeni hulumtimin “Skema e dështuar: Veturat e “destinuara” për Policinë ndryshojnë destinacionin”, i cili transmetohet në T7, Gazeta Express dhe platformat online të “Betimi për Drejtësi”

Advertisement
Advertisement
Advertisement