Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, duke komentuar deklaratën e nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, se me ish-presidenten Vjosa Osmanin opozita po kalkulon në uljen e përqindjes së Vetëvendosjes, tha se kjo parti nuk e mbajti fjalën ndaj saj për mandatin e dytë.
I pyetur për këtë deklaratë të Konjufcës Haziri tha: “Nuk e di pse Vjosa Osmani duhet të përdoret nga Lëvizja Vetëvendosje, parti e cila nuk ia ka mbajtur fjalën. Vjosa Osmani ka hyrë më 28 dhjetor në zgjedhje si mundësi që me pasë mandatin e dytë për presidente nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Së paku, ajo këtë e ka dëshmuar, e ka deklaruar”, tha ai për Kosova Press.
Sipas Vetëvendosjes, LDK nuk i ka pasë numrat në tërësi?, u pyet Haziri, i cili e mohoi këtë pretendim.
Ai tha se marrëveshjen do ta kishin bërë me Vjosa Osmanin dhe jo me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, por tha se s’kanë arritur deri aty.
“Numrat [LDK-ka] i ka pasë. Vetëvendosja duhet me i dhënë numrat e mandej LDK-ja kërkon marrëveshje vetëm me Vjosa Osmanin. Sikur herën e kaluar, ne s’kemi bërë marrëveshje me Albin Kurtin për Vjosa Osmanin në vitin 2021, ne kemi bërë marrëveshje me Vjosa Osmanin dhe ia kemi dhënë votat dhe e kemi mbajtur fjalën. Edhe tash, te të 15 deputetët. Është çështje e LDK’së në çfarë forme e kishim arritur marrëveshjen, por nuk kemi ardhur deri aty fare”.
Haziri tha se e ndershme politikisht do të kishte qenë që Vetëvendosje para 28 dhjetorit të tregonte që nuk e kanë si kandidate për presidente Vjosa Osmanin, duke thënë se me këtë ata mblodhën masivisht vota.
“Nuk është keq ata me dalë me thënë: nuk ka qenë në planet tona, nuk e kemi kandiduar dhe krejt në rregull është. S’ka pasë të bëjë asgjë me neve. Korrekte politikisht do të kishte me qenë që para 28 dhjetorit që këto zgjedhje do ta determinojnë edhe presidentin e ri vitin e ardhshëm sepse Vjosa Osmani nuk është më kandidate që ne e mbështesim, por jo me mbledhë vota më 28 dhjetor në emër të Vjosa Osmanit presidente. Kanë mbledhur në mënyrë masive.
Haziri tha se është përmendur në shumë raste që kanë kërkuar vota edhe për kabinetin Kurti III edhe për presidenten.
“Kjo është e vërtetë”.
I pyetur nëse LDK po bisedon me Osmanin për rikthim të mundshëm të saj në parti, Haziri tha se është publike që Osmani diskutimet po i bën me qytetarë./Express/
Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po...