E jashtëzakonshme: Vedat Muriqi në 'radarin' e Barcelonës - Gazeta Express
string(54) "e-jashtezakonshme-vedat-muriqi-ne-radarin-e-barcelones"

Futboll

Gazeta Express

17/04/2026 16:20

E jashtëzakonshme: Vedat Muriqi në ‘radarin’ e Barcelonës

Futboll

Gazeta Express

17/04/2026 16:20

Vedat Muriqi po shkëlqen në këtë edicion të garave në La Liga, duke treguar performanca të mëdha, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e një gjiganti spanjoll.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës ka shënuar 21 gola deri më tani në La Liga, duke mbajtur mbi supe Mallorcën, në garën për mbijetesë në elitën e futbollit të Spanjës.

Vetëm Kylian Mbappe i Real Madridit (23) ka më shumë gola se ai, me francezin që kryeson garën për çmimin “Pichichi”, që i ipet golashënuesit më të mirë në La Liga, shkruan “Gazeta Express”.

Sipas gazetarit të “Sport”, Carlos Monfort, është Barcelona që ka shprehur interesim për yllin e kombëtares dardane.

Madje, ai thotë se Barça tashmë ka nisur lëvizjet për nënshkrimin e Muriqit, duke u interesuar për situatën e tij te Mallorca.

Muriqi shihet si një alternativë e Barcelonës për pozitën e qendërsulmuesit, pasi klubi katalunas ka shprehur interesim për Julian Alvarezin në radhë të parë, por që transferimi i tij duket shumë i vështirë, shkaku i gjendjes financiare.

“Pirati dardan” ka një klauzolë lirimi prej 40 milionësh në kontratën e tij, e cila e mbanë atë në klubin e Mallorcas deri më 2029.

Përpos Muriqit, ishte raportuar më herët se Barça është e interesuar edhe për një dardan tjetër – bëhet fjalë për Fisnik Asllanin, i cili është pjesë e Hoffenheimit në Bundesliga.

Muriqi këtë edicion ka thyer disa rekorde me fanellën e Mallorcës, duke u bërë golashënuesi më i mirë i një sezoni të vetëm me klubin në La Liga, rekord që mbahej nga një ish-sulmues i Barcelonës, Samuel Eto’o.

Javën e kaluar, me dygolëshin ndaj Rayo Vallecanos, Muriqi e theu edhe një rekord të Eto’os, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Mallorcas në histori të La Ligas, me 55 gola, kundrejt 54 të kamerunasit.

Ylli kosovar u transferua te Mallorca në janar të vitit 2022, fillimisht në formë huazimi nga Lazio, derisa në qershor të atij viti, ai u transferua në mënyrë të përhershme në ishull për 8 milionë euro./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement