Aleanca me Kosovën e Shqipërinë, Ministri kroat ia kthen Vuçiqit: Ka kaluar koha kur dikush na diktonte se s'i t'i bëjmë politikat tona - Gazeta Express
string(131) "aleanca-me-kosoven-e-shqiperine-ministri-kroat-ia-kthen-vuciqit-ka-kaluar-koha-kur-dikush-na-diktonte-se-si-ti-bejme-politikat-tona"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 14:27

Aleanca me Kosovën e Shqipërinë, Ministri kroat ia kthen Vuçiqit: Ka kaluar koha kur dikush na diktonte se s’i t’i bëjmë politikat tona

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 14:27

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, pas pretendimeve të këtij të fundit se aleanca ushtarake Kroaci, Shqipëri dhe Kosovë e ka komplikuar situatën e sigurisë, shkruan Gazeta Express.

Anushiq pas një takimi që ka pasur me homologun shqiptar, Ermal Nuka, ka thënë se Deklarata Trilaterale Zagreb, Tiranë e Prishtinë synon forcimin e stabilitetit në Evropën Juglindore dhe thellimin e raporteve miqësore.

Ministri kroat ka thënë se ka kaluar koha kur dikush i diktonte Kroacisë se çfarë të bëjë e si ta zhvillojë politikën e saj.

“Në përgjigje të pyetjes së përsëritur në lidhje me reagimin e Serbisë, përgjigjja është e njëjtë – ka kaluar koha kur dikush i diktonte Kroacisë, sot një shtet sovran dhe anëtar i NATO-s dhe BE-së, se çfarë do të bënte dhe si do ta zhvillonte politikën e saj. Ajo kohë nuk do të ndodhë më kurrë!”, ka shkruar Anushiq.

Advertisement
Advertisement
Advertisement