Rama: Pallati që u dogj në Tiranë do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, s'mund t'i lëmë vetë njerëzit që u dëmtuan - Gazeta Express
string(114) "rama-pallati-qe-u-dogj-ne-tirane-do-te-rindertohet-100-nga-vete-ndertuesi-smund-ti-leme-vete-njerezit-qe-u-demtuan"

Gazeta Express

15/04/2026 11:19

Rama: Pallati që u dogj në Tiranë do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, s’mund t’i lëmë vetë njerëzit që u dëmtuan

Gazeta Express

15/04/2026 11:19

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zjarrin që ra pasditen e së martës në një pallat pranë spitalit “Nënë Tereza”.

Me anë të një postimi në platformën “X”, Rama shkruan se pallati në kompleksin “Arlis”, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi.

Ai gjithashtu falënderoi zjarrëfikësit dhe forcat e rendit për punën e tyre heroike.

“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithsesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falënderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara”, shkruan Rama.

Advertisement
Advertisement
Advertisement