Juventusi e gjen zëvendësuesin e Zhegrovës, ylli kosovar me valixhet gati - Gazeta Express
string(72) "juventusi-e-gjen-zevendesuesin-e-zhegroves-ylli-kosovar-me-valixhet-gati"

Sport

Gazeta Express

15/04/2026 13:29

Juventusi e gjen zëvendësuesin e Zhegrovës, ylli kosovar me valixhet gati

Sport

Gazeta Express

15/04/2026 13:29

Edon Zhegrova mund të jetë drejt fundit të aventurës së tij te Juventusi pas një sezoni zhgënjyes.

Drejtuesit e klubit Bardhezi duket se tashmë kanë gjetur një alternativë brenda klubit, shkruan “Onefootball”, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas raportimeve, “Zonja e Vjetër” mund ta konsiderojë shitjen e sulmuesit nga Kosova nëse vjen një ofertë e përshtatshme, duke e parë se forma e tij nuk ka qenë në nivelin e pritur, sidomos pas lëndimit të rëndë në ligamentet e gjurit që e pësoi në kohën kur luante te Lille.

E si zëvendësues ideal të yllit kosovar “Bianconeri” e shohin Adin Licinan, 19-vjeçari që të gjithëve ua kujton Kenan Yildiz kur kishte arritur në Torino në vitin 2022.

Licina ka ushtruar me ekipin e parë, por hapat e parë në Torino i ka marrë me ekipin e të rinjve Juventus Next Gen.

Jo vetëm Zhegrova, por edhe disa nga afrimet e verës së kaluar nuk kanë bindur plotësisht në Torino.

Emrat si Jonathan David apo Loïs Openda nuk e kanë dhënë vazhdimësinë e pritur, ndërsa gjiganti italian po e rishikon strategjinë për sezonin e ardhshëm.

Në këtë situatë, Juventus mund të zgjedhë të mos investojë sërish në treg për një zëvendësues të drejtpërdrejtë, por t’i japë besim një talenti që po spikat nga brenda. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement