“Këndoni për 250 vjetorin e SHBA-së”, Ambasada amerikane në Prishtinë kërkon muzikantë të talentuar për festimet e 4 korrikut - Gazeta Express
string(122) "kendoni-per-250-vjetorin-e-shba-se-ambasada-amerikane-ne-prishtine-kerkon-muzikante-te-talentuar-per-festimet-e-4-korrikut"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 14:42

“Këndoni për 250 vjetorin e SHBA-së”, Ambasada amerikane në Prishtinë kërkon muzikantë të talentuar për festimet e 4 korrikut

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 14:42

Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka shpallur një thirrje për muzikantë të talentuar që të marrin në ceremoninë festime me rastin e 250-vjetorit të  pavarësisë së SHBA-së.

Ambasada ka njoftuar edhe për kriteret. Sipas njoftimit, të interesuarit mund të zgjedhin njërën nga tri këngët amerikane: “The Star-Spangled Banner”, “America the Beautiful” ose “My Country, “Tis of Thee”, dhe të regjistrojnë një video duke i interpretuar ato.

Pjesëmarrësit duhet ta publikojnë videon në rrjetet sociale Facebook ose Instagram, duke etiketuar llogarinë @kosovo.usembassy dhe duke përdorur hashtagun #KosovoSingsFreedom250.

Afati për aplikim është deri më 12 maj. Ambasada ka bërë të ditur se disa nga aplikimet e përzgjedhura mund të ftohen për të performuar në ngjarjen zyrtare të 4 Korrikut.

Advertisement
Advertisement
Advertisement