Lladrovci në Ditën Memoriale: Kujtojmë vuajtjet shpirtërore e fizike të grave të pambrojtura - Gazeta Express
string(91) "lladrovci-ne-diten-memoriale-kujtojme-vuajtjet-shpirterore-e-fizike-te-grave-te-pambrojtura"

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 20:51

Lladrovci në Ditën Memoriale: Kujtojmë vuajtjet shpirtërore e fizike të grave të pambrojtura

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 20:51

Me rastin e Ditës memoriale të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës së fundit, Ramiz Lladrovci ka theksuar se “kujtojmë vuajtjet shpirtërore e fizike të grave të pambrojtura, përball makinerisë gjenocidale të okupatorit serb”.

Postimi i tij në fb:

Në Ditën memoriale kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës së fundit, kujtojmë vuajtjet shpirtërore e fizike të grave të pambrojtura, përball makinerisë gjenocidale të okupatorit serb.

Plagët e rënda të shkaktuara ndaj civilëve, ishin mjet i luftës së okupatorit për nënshtrimin e një populli, ishin metodat më të ulëta që njeh njerëzimi, përdorimi i dhunës seksuale ndaj qytetarëve të pafajshëm.

Këto akte të okupatorit serb, janë të pandashme nga krimet e luftës dhe drejtësia duhet ta thotë fjalën e vet, sepse, ende nuk janë ulur në bankën e zezë as ideatorët dhe as kryesit e këtyre veprave të tmerrshme.

Me “Këndin e kurajës”, ne qëndrojmë fort të solidarizuar me të gjitha gratë që mbijetuan nga dhuna seksuale, duke ndjerë peshën e plagëve, dhimbjes, torturës, por, edhe nderim për qëndresën përball këtyre akteve barbare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement