Zhaklin Lekatari: Luizi ia prishi lojën Brikenës - Gazeta Express
string(47) "zhaklin-lekatari-luizi-ia-prishi-lojen-brikenes"

Rozë

Gazeta Express

14/04/2026 19:16

Zhaklin Lekatari: Luizi ia prishi lojën Brikenës

Rozë

Gazeta Express

14/04/2026 19:16

Zhaklin Lekatari ka komentuar lojën e Brikenës në Big Brother VIP Albania, gjatë një interviste në emisionin “Kosova Live”, duke theksuar se loja e saj pësoi ndryshim pas hyrjes së Luizit.

Sipas Lekatarit, Brikena fillimisht po luante një lojë të fortë  duke marrë vendime të guximshme brenda shtëpisë.

“Unë mendoj që loja e Brikenës ndryshoi në momentin që hyri Luizi, Luizi ia prishi lojën.”

Ajo theksoi se pas hyrjes së tij, Brikena ndërmori disa lëvizje të forta në lojë:

“Pas hyrjes së Luizit, Brikena çoi në televotim, çoi Mateon në televotim dhe nxori Luxhinin, dhe ishte një luaneshë që luante me çokollata të helmuara, pra ti më jep një çokollatë, unë të jap 10 çokollata, por të helmuara, sepse unë ju nxjerr nga shtëpia.”

Sipas saj, një deklaratë e Luizit ndikoi drejtpërdrejt në ndryshimin e lojës së Brikenës:

“Luizi atëherë i tha Brikenës: ‘Unë të shoh ty si Kiarën dhe ty të shoh si veten time’ dhe këtu loja e Brikenës ndryshoi.”

Lekatari shtoi se pas këtij momenti, Brikena ndryshoi qasje në lojë, duke u fokusuar më shumë në raportin në çift:

“Dhe fatkeqësisht, ajo për mua u sakrifikua që të fitonte partneri i vet dhe u krijua kjo loja e këtij çifti që pëlqehet shumë në publik, e këtij djalit që shkon nga mbrapa vajzës, kjo vajza që refuzon dhe në fund fare e pranon puthjen.”

Video për të parë deklaratën e plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement