Merr fund interesimi i Atleticos për yllin në largim të Barcelonës - Gazeta Express
string(66) "merr-fund-interesimi-i-atleticos-per-yllin-ne-largim-te-barcelones"

Futboll

Gazeta Express

14/04/2026 18:42

Merr fund interesimi i Atleticos për yllin në largim të Barcelonës

Futboll

Gazeta Express

14/04/2026 18:42

Mesfushori i Barcelonës, Marc Casadó, duket se është pranë largimit nga klubi këtë verë, ndërsa gjasat janë të mëdha që ai të vazhdojë karrierën jashtë futbollit spanjoll.

Megjithatë, një nga klubet e pakta që mund të realizonte transferimin e tij ka vendosur të tërhiqet nga gara.

22-vjeçari ishte një nga historitë më të bukura të sezonit të kaluar te Barcelona, duke kaluar nga një largim i sigurt në një titullar gjatë pjesës së parë të sezonit.

Nën drejtimin e Hansi Flick, ai ishte ndër performuesit më të mirë, por këtë sezon ka pasur më pak hapësira, me Marc Bernalin, Frenkie de Jongun dhe Gavin përpara tij në hierarki.

Për këtë arsye, pritet që ai të kërkojë më shumë minuta loje përmes një transferimi.

Sezonin e kaluar, Casadó u lidh me një kalim tek Atletico Madridi si në janar ashtu edhe gjatë verës, pasi madrilenët kërkonin një mesfushor qendror.

Në atë kohë, lojtari nuk ishte i gatshëm të largohej dhe transferimi nuk u realizua.

Sipas raportimeve, “Los Rojiblancos” nuk janë më të interesuar për të këtë verë, çka gjithashtu përjashton mundësinë që Barcelona ta përdorë si pjesë të një marrëveshjeje për të transferuar Julián Álvarezin.

Ndërkohë, ish-drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany, ka marrë një rol drejtues tek Atletico gjatë kësaj periudhe dhe duket se objektivi kryesor për mesfushën është lojtari i Atalantës, Ederson dos Santos.

Madje, Atletico ka nisur negociatat me klubin italian për ta transferuar atë, duke tentuar të mposhtë konkurrencën nga klubet e Premierligës, por deri tani nuk është arritur marrëveshje./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement