Digjet pallati përballë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, evakuohen banorët - Gazeta Express
string(72) "digjet-pallati-perballe-spitalit-nene-tereza-ne-tirane-evakuohen-banoret"

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 18:24

Digjet pallati përballë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, evakuohen banorët

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 18:24

Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Tiranë, përballë spitalit “Nënë Tereza”.

Flakët përpinë të gjithë pallatin duke e djegur brenda pak minutash, ndërsa banorët nxituan të evakuoheshin. Në pamjet shiheshin banorët, mes tyre të moshuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen disa forca zjarrëfikëse, por mbeten ende të paqarta rrethanat sesi ra zjarri që dogji gjithë fasadën e jashtme të banesës.

Deri në këto momente, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por dëme të konsiderueshme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet i ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Siç duket edhe nga pamjet, forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët. Ata kanë përdorur edhe shkallë për t’u afruar pranë ballkoneve të pallatit, duke hedhur ujë dhe duke u përpjekur të shuajnë zjarrin.

Pamje, KËTU

Advertisement
Advertisement
Advertisement