Yamal shpreson që “idhulli” i tij Neymar të jetë pjesë e Botërorit 2026 - Gazeta Express
string(69) "yamal-shpreson-qe-idhulli-i-tij-neymar-te-jete-pjese-e-boterorit-2026"

Sport

Gazeta Express

14/04/2026 10:19

Yamal shpreson që “idhulli” i tij Neymar të jetë pjesë e Botërorit 2026

Sport

Gazeta Express

14/04/2026 10:19

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal e ka shprehur shpresën që idhulli i tij, Neymar Junior të jetë pjesë e Brazilit në Kupën e Botës 2026, duke e theksuar admirimin e madh që e ka për sulmuesin brazilian.

Talenti i ri i katalunasve nuk e ka fshehur kurrë frymëzimin që e merr nga Neymari, duke e konsideruar një nga futbollistët më të veçantë në histori.

Ndërkohë që Brazili është në proces përzgjedhjeje për turneun e madh, emri i Neymar mbetet ende në diskutim për shkak të formës fizike dhe mungesave të fundit, shkruan “Goal”, përcjell “Gazeta Express”.

Duke folur për këtë temë, Yamal u shpreh: “Ai i frymëzon të gjithë. Është tipi i lojtarit për të cilin blen biletë vetëm për ta parë duke luajtur.”

Ylli i ri i Barçës shtoi gjithashtu: “Është një lojtar për të cilin e shikon një ndeshje dhe e rishikon pas tri ditësh vetëm për lëvizjet e tij. Shpresoj që të jetë në Kupën e Botës.”

Aktualisht, Neymar po përpiqet të rikthehet në formën më të mirë pas problemeve me lëndimet, ndërsa trajneri i Brazilit e ka lënë të hapur mundësinë për përfshirjen e tij në listën përfundimtare, në varësi të gjendjes fizike dhe performancave të tij në muajt në vijim.

Në anën tjetër, Yamal vazhdon të shkëlqejë me Barcelonën dhe të konfirmohet si një nga talentet më premtues në futbollin botëror, duke treguar respekt të madh për idhujt e tij dhe duke shpresuar që një prej tyre të jetë pjesë e skenës më të madhe të futbollit verën e ardhshme. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement