Të mërkurën, Real Madridi përballet me Bayern Munichun në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Álvaro Arbeloas është në disavantazh pas humbjes 2-1 në “Bernabéu” javën e kaluar, por besimi për një përmbysje mbetet i fortë.
Bayern Munichu është favorit për të kaluar më tej, dhe nëse luan si në pjesën e parë të ndeshjes së parë në Madrid, pritet të jetë shumë i fortë për Real Madridin.
Megjithatë, lojtarët bavarezë nuk po e nënvlerësojnë kundërshtarin.
Mesfushori Leon Goretzka (përmes “Cadena SER”) tha se e dinë mirë kë e kanë përballë.
“E dimë shumë mirë kundër kujt luajmë dhe çfarë lloj ndeshjeje do të jetë. Në ndeshjen e parë u pa sa shpejt mund të krijojnë raste. Prandaj nuk kemi nevojë për paralajmërime”, tha ai.
Edhe Joshua Kimmich theksoi rrezikun e Real Madridit në Champions, duke hedhur poshtë idenë se forma e tyre në kampionat ndikon.
“Nuk ka rëndësi në çfarë forme janë. Kur vjen Championsi, ata performojnë. Prandaj nuk ka rëndësi si kanë luajtur më parë”, tha ai.
Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, gjithashtu foli për ndeshjen dhe e përshkroi situatën si “optimistë të kontrolluar”, duke theksuar se skuadra duhet të ruajë përqendrimin.
“Euforia e kontrolluar është pikërisht ajo që kemi. Duhet ta marrim atë energji, por e dimë që na pret një kundërshtar i madh. Kemi një pozicion të mirë, por ende nuk jemi të kualifikuar”, bëri me dije ai./GazetaExpress/