Samiti IV i Diasporës, Begaj dekoron disa personalitete, Lorik Cana nderohet me “Urdhrin e Skënderbeut” - Gazeta Express
string(99) "samiti-iv-i-diaspores-begaj-dekoron-disa-personalitete-lorik-cana-nderohet-me-urdhrin-e-skenderbeut"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 19:56

Samiti IV i Diasporës, Begaj dekoron disa personalitete, Lorik Cana nderohet me “Urdhrin e Skënderbeut”

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 19:56

Në ceremoninë e Samitit të katër të Diasporës që u mbajt sot në Pallatin e Kongreseve, Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekoroi personalitete të Diasporës shqiptare të spikatur në fushat e tyre.

Ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana u dekorua me “Urdhrin e Skënderbeut”. Cana u shpreh gjatë fjalës së tij se është përpjekur me punë gjithnjë të mbahet lart krenaria dhe nderi i shqiptarëve.

“Gjithmonë kur jeni pranë një paneli me njerëzit tonë të mbledhur që kanë spikatur, pavarësisht se kemi luajtur në stadiume plot mbetet një diçka e veçantë. Më e veçantë kur ka të bëjë me një urdhër dhe mirënjohje duke pasur një vlerësim mbetet një krenari. Nuk e pranoj vetëm në emrin por në emrin e familjes sime, Agimit, gjyshërve, Ganiu ish delegat, xhaxhait tim. Duke shkuar deri te gjithë ky brum që na ka frymëzuar”-u shpreh Cana.

Personalitete të tjera që u nderuan:  Gentian Toshkëzi, Kalorës i Urdhrit Suprem të Shqiponjës; Klarita Gërxhani, Kalorës i Urdhrit të Lisit  Akademik; Shqiponjë Telhaj, Kalorës i Urdhrit të Lisit Akademik; Markus Schuhmann, Oficer i Urdhrit të Skënderbeut dhe Andres Lindberg Oficer i Urdhrit të Skënderbeut./TCH

Advertisement
Advertisement
Advertisement