Džeko iu bashkua “pleqve” të Botërorit, Ronaldo dhe Modrić - Gazeta Express
string(55) "dzeko-iu-bashkua-pleqve-te-boterorit-ronaldo-dhe-modric"

Sport

Gazeta Express

01/04/2026 14:13

Džeko iu bashkua “pleqve” të Botërorit, Ronaldo dhe Modrić

Sport

Gazeta Express

01/04/2026 14:13

Sulmuesi veteran i Bosnjë e Hercegovinës, Edin Džeko, ishte protagonist në fitoren dramatike ndaj Uellsit dhe më pas mbrëmë me shokët e eliminuan edhe Italinë për t’ju bashkuar veteranëve Cristiano Ronaldo dhe Luka Modrić si një nga lojtarët më të vjetër që kanë luajtur ndonjëherë në një Kupë Bote.

Bosnjë e Hercegovina e Džekos fitoi në penallti ndaj Italisë mbrëmë duke e siguruar pjesëmarrjen në Botërorin 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Džeko, ish-sulmues i Manchester Cityt dhe aktualisht pjesë e Schalke, i mbushi 40 vjeç në fillim të marsit, shkruan “Gazeta Express”.

Në historinë e Kupës së Botës ka pasur vetëm një lojtar që ka luajtur mbi moshën 40-vjeçare: legjenda e Kamerunit, Roger Milla, në vitin 1994.

Milla ishte 42 vjeç e 39 ditë kur u përball me Rusinë dhe madje arriti të shënojë në atë ndeshje.

Megjithatë, këtë verë ai pritet të ketë shoqëri në librat e historisë.

Ndërkohë, Luka Modrić pritet të jetë kapiten i Kroacisë në këtë verë në Kupën e tij të gjashtë të Botës, ndërsa Cristiano Ronaldo do ta udhëheqë Portugalinë në të njëjtën mënyrë.

Ronaldo i mbushi 41 vjet në shkurt, ndërsa Modrić do ta festojë 41-vjetorin në shtator.

Edhe pse është e rrallë që një lojtar mbi 40 vjeç të marrë pjesë në Kupën e Botës, gjashtë portierë e kanë arritur këtë më parë: Essam El-Hadary (45 vjeç në 2018), Faryd Mondragón (43 në 2014), Pat Jennings (41 në 1986), Peter Shilton (40 në 1990), Dino Zoff (40 në 1982) dhe Ali Boumnijel (40 në 2006).

Džeko e shënoi golin e barazimit për Bosnjë e Hercegovinën në fund të ndeshjes ndaj Uellsit në Cardiff, përpara se ekipi i tij të fitonte me penallti në gjysmëfinalen e playoff-it për kualifikim.

Ata mbrëmë fituan në penallti edhe ndaj Italisë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement