Luis Enrique i përgjigjet thashethemeve që e lidhin me një kalim tek Unitedi - Gazeta Express
string(76) "luis-enrique-i-pergjigjet-thashethemeve-qe-e-lidhin-me-nje-kalim-tek-unitedi"

Futboll

Gazeta Express

20/03/2026 16:40

Luis Enrique i përgjigjet thashethemeve që e lidhin me një kalim tek Unitedi

Futboll

Gazeta Express

20/03/2026 16:40

Luis Enrique ka reaguar pasi u pyet nga një tifoz për një kalim të mundshëm te Manchester Unitedi.

Enrique, 55 vjeç, konsiderohet një nga trajnerët më të mirë në botë, pasi ka udhëhequr Paris Saint-Germainin drejt dy titujve të Ligue 1 dhe Ligës së Kampionëve, mes trofesh të tjerë që nga viti 2023.

Spanjolli gjithashtu fitoi dy tituj të La Ligës dhe Ligën e Kampionëve gjatë kohës së tij si trajner i Barcelonës.

Me Unitedin që thuhet se po kërkon një trajner të përhershëm, ndërsa Michael Carricku po bën një punë të mirë, Enrique është lidhur natyrshëm me një kalim në “Old Trafford”.

Në një video që u bë virale në rrjetet sociale, Enrique po nënshkruante autografe për një tifoz, i cili i tha: “Shpresoj të qëndrosh te PSG për një kohë të gjatë”.

Në përgjigje, Enrique tha: “Edhe unë”.

Tifozi më pas shtoi: “Jo tek United, apo jo?”.

Enrique nuk u përgjigj, por vetëm qeshi, duke e kaluar me sportivitet komentin.

Duke folur për mundësinë që Enrique të largohet nga PSG për tek Unitedi, ish-lojtari i Manchester Cityt dhe Anglisë, Joleon Lescott, tha: “Nuk e di nëse Enrique do të shkojë atje, sepse nuk mendoj se i sheh si pretendentë të vërtetë.

“Mendoj se Carrick duhet ta marrë punën, sepse nuk e di nëse Enrique do t’i ndihmojë ata të bëhen pretendentë”.

Ai shtoi: “Mendoj se Carrick patjetër që mund ta bëjë këtë. Ka një lidhje më të fortë me klubin, tifozët dhe gjithçka tjetër për t’i çuar në atë nivel”.

Duke parë përpara, PSG e Enriques do të përballet me Liverpoolin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

PSG arriti në tetëshen e fundit pasi fitoi me rezultat të përgjithshëm 8-2 ndaj Chelseat.

Ndërkohë, Liverpooli përmbysi humbjen 1-0 duke mposhtur e Galatasarayn me rezultat 4-0 në “Anfield”.

Duke folur për përballjen me PSG, trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, tha: “Sezonin e kaluar kundër PSG-së u dominuam plotësisht në transfertë, luajtëm një ndeshje të shkëlqyer në ‘Anfield’, por humbëm me penallti.

“Të jem i sinqertë, ata nuk e kanë ulur nivelin. Ishte vështirë të përmirësoheshin, por kanë qenë shumë mbresëlënës deri tani.

“Nuk besoj se do të jenë shumë të lumtur të luajnë kundër nesh pas paraqitjes sonë sonte, dhe sezonin e kaluar ne ishim skuadra e vetme që i çoi në kohë shtesë dhe penallti”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement