Lideri i VV’së, Albin Kurti, ka takuar banorët e lagjes Kurillë dhe fshatit Romajë të Hasit në Prizren, nga ku ai ka thënë mes tjerash se beson që partia që drejton ai, do e i arrijë mbi 500 mijë vota.
Kurti, ka thënë edhe se, ‘’kryefjala’’ e qeverisë së tij për gjatë këtyre viteve kanë qenë nënat, fëmijët, veriu, bujqësia dhe ushtria. Ndërkaq, në mandatin tjetër, ka premtuar investime kapitale, ku përfshihen ‘’ hekurudhat mes të cilave ajo që e lidh Prizrenin me Ferizajin, Gjilanin e Bujanocin; 5 diga me investime mbi 400 milionë euro, 20 stadiume moderne me investime prej 250 milionë eurosh, ndërkaq që do ta përfundojmë edhe rrugën Prizren-Tetovë’’.
‘’Kena me bo byronë për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, veç vonim se pshtim s’ka. Me 7 qershor e kemi një ditë vendimtare, edhe, nuk do të duhej të relaksohemi shumë se 487 mijë vota i këna marrë herën e kaluar, tash s’vazhdon votimi qaty ku këna met, por prej fillimi. Prandaj na duhet mobilizim i madh, e besoj që e kalojmë atë’’, ka thënë mes tjerash Kurti.
Postimi:
Faleminderit banorëve të lagjes Kurillë dhe fshatit Romajë të Hasit në Prizren, për mbështetjen e tyre të madhe për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe numrin 116.
Nënat, fëmijët, veriu, bujqësia e ushtria ishin kryefjalët e pesëvjeçarit të kaluar. Do të vazhdojmë mandatin e ardhshëm me investimet e mëdha kapitale ku përfshihen hekurudhat mes të cilave ajo që e lidh Prizrenin me Ferizajin, Gjilanin e Bujanocin; 5 diga me investime mbi 400 milionë euro, 20 stadiume moderne me investime prej 250 milionë eurosh, ndërkaq që do ta përfundojmë edhe rrugën Prizren-Tetovë. Do ta themelojmë edhe Byronë për konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë së pajustifikueshme, për të shëruar plagët e korrupsionit dhe pasurimit të paligjshëm.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...